Celebrities Gossip Showbiz

Krist Aliaj na zbulon se si do të jenë të veshura modelet e ‘She’s On Top’ këtë episod!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. 

E teksa ka postuar një foto nga xhirimet e programit, krahas ka fotografuar disa nga modelet e spektaklit duke na zbuluar se këtë episod vajzat do t’i shohim të veshura me fustanin e bardhë të nusërisë.

Nuset gati

Në këtë sezon të “Kepi i VIP-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për muaj me radhë dhe vazhdojnë ende të jenë kryefjalë e portaleve. Në një intervistë, autorja e ‘Kepit’, Olsa Muhameti u shpreh se do të ketë shumë biseda të pambyllura nga “BBV2” dhe zbuloi gjithashtu se Keisi Medini do të jetë pjesë.

E mendohet se bukuroshja do do të ketë një takim romantik dhe sqarues me Kristin. Kjo pasi së fundmi, Kristi na ka zbuluar se shkoi në Bodrum, Turqi, në të njëjtin vend ku janë zhvilluar xhirimet e “Kepi i VIP-ave”.