Celebrities Gossip Showbiz

Krist Aliaj së shpejti do të nxjerrë në treg parfumin e tij, ja cila e ka provuar e para!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan topi” me moderatore, Erjona Rusin, për të na treguar më shumë për fëmijërinë e tij, familjen dhe planet e tij për tëardhmen. Të gjithë e dimë tashmë që prej ‘BBV2″ pasionin e tij për parfumet dhe që në fillim të intervistës Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve. Erjona Rusi ka qenë e para, e cila e ka provuar parfumin e tij.

Në këtë sezon të “Kepi i VIP-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për muaj me radhë dhe vazhdojnë ende të jenë kryefjalë e portaleve. Në një intervistë, autorja e ‘Kepit’, Olsa Muhameti u shpreh se do të ketë shumë biseda të pambyllura nga “BBV2” dhe zbuloi gjithashtu se Keisi Medini do të jetë pjesë.

E mendohet se bukuroshja do do të ketë një takim romantik dhe sqarues me Kristin. Kjo pasi së fundmi, Kristi na ka zbuluar se ndodhet në Bodrum, Turqi, në të njëjtin vend ku janë zhvilluar xhirimet e “Kepi i VIP-ave”.