Celebrities Gossip Showbiz

Ku ka zë nuk është pa gjë, Rich Paul konfirmon se Adele është shtatzënë?!

Këngëtarja e njohur britanike Adele mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Thashethemet kanë nisur nga deklarata e fundit e të dashurit të saj, agjentit sportiv Rich Paul. Në një intervistë të fundit për E! News, ai ka lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba. Paul u shpreh se pasi u bë baba në një moshë shumë të re, qasja e tij ndaj një fëmije të 4 në këtë moshë do ishte diçka ndryshe.

Si baba i ri, ishte shumë e vështirë. Nëse do të kisha më shumë fëmijë, do të isha një baba ndryshe. Mezi pres të jem një baba ndryshe. Unë e vlerësoj përvojën që pata si baba shumë i ri, por gjithashtu mezi pres të jem një baba ndryshe, një baba më i duruar. Shpesh, ndërsa ndërton një biznes, je në lëvizje, ke punë, fëmijët rriten shpejt sa hap e mbyll sytë. Ecin, vrapojnë, u japin biçikletave dhe ky është problem.

Rikujtojmë se Paul dhe Adele e bënë lidhjen zyrtare në shtator 2021. Adele ndërkaq ka nisur bashkëjetesën me Rich Paul pas më shumë se një viti lidhjeje. Këngëtarja njoftoi se tashmë ata kanë një shtëpi të re. 34-vjeçarja, ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një album fotosh ku të dy duken shumë të dashuruar, ndërsa mbajnë në duar çelësat e shtëpisë së re.

Rezidenca luksoze është plot 18,587 metrash katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë tualete, përfshirë një suitë master, tre dhoma gjumi të bollshme dhe dy dhoma gjumi për shërbyeset. Ndërtesa kryesore dykatëshe përfshin një dhomë ndenjeje zyrtare e cila ofron pamje nga Rodeo Drive.