Sport

“Kupa e Botës”, Katari heq marrëdhëniet intime nga “menuja”, dënim deri në 7 vite burg

Botërori i Katarit po afron. Një kupë bote që është karakterizuar nga shumë polemika që nga momenti që u përcaktua. Në orët e fundit Daily Star përcjell një lajm paksa të veçantë, që i tremb paksa tifozët që do të shkojnë në Katar për të ndjekur aty Botërorin.

Një raport seksual mes dy personave që nuk janë të martuar, mund të dënohet deri në 7 vjet burg. Komiteti Suprem i Katar veç të tjerash ka nënvizuar në një deklaratë se “Katari është një vend konservator dhe manifestimi publik i afeksionit është i ndaluar pavarësisht orientimit seksual”.

Seksi mes personave që nuk janë të martuar në Katar është një vepër penale dhe siç shpjegon një burim i policisë për Daily Star, mund t’u kushtojë të huajve deri në 7 vjet burg.

I njëjti burim u shpreh: “Seksi është jashtë menuje në Katar, për këtë duhet të shkoni aty burrë e grua. Sigurisht që nuk do të ketë histori për një natë në këtë botëror.

Të gjithë duhet ta kenë mendjen në vend, nëse nuk duan të rrezikojnë burgun. Për të parën herë në historinë e botërorve ka një ndalim seksi dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë”.

FIFA ka zyrtarizuar më herët datat e kampionatit të ardhshëm të Kupës së Botës, që për herë të parë do të mbahet në dimër. “Qatar 2022”, do të nisë më 21 nëntor dhe do të luhet në orën 13:00 me orën lokale dhe 11 me orën tonë.

Oraret e ndeshjeve të turneut do të jenë fiksuar në katër fasha (13:00, 16:00 19:00 dhe 22:00). Ndeshjet e fazës finale do të luhen në orën 1800 dhe 22:00 lokale. Finalja do të zhvillohet më 18 dhjetor në orën 18:00, ose 16:00 me orën tonë në stadiumin “Lusail” me kapacitet 80 mijë persona.

Faza me eliminim do të zgjasë 12 ditë, me 4 ndeshje që do të luhen në një ditë.