Celebrities Gossip Showbiz

Kur dokumentari frymëzon, Demi Lovato paska ndikuar që Paris Hilton të publikojë libër!

Së fundmi, trashëgimtarja miliardere Paris Hilton ka zbuluar se ishte dokumentari i këngëtares Demi Lovato që e frymëzoi atë të shkruante librin e saj të fundit. 42-vjeçarja e cila mirëpriti djalin Phoenix në janar publikoi “Paris: The Memoir” në fillim të këtij muaji, ku u tregua e sinqertë për jetën dhe të kaluarën e saj.

Paris theksoi se dokumentari “Demi Lovato: Simply Complicated” i publikuar në 2017 e inkurajoi atë të ndante historinë e saj. Ndërkaq, ajo shpreh këto fjalë:

Isha po aq e habitur sa pjesa tjetër e botës nga sa e vërtetë, e pambrojtur dhe e guximshme ishte ajo. Në dokumentar Demi ndau një të kaluar të vështirë; personalisht, e pashë atë në mes të një udhëtimi intensiv të vetëpranimit dhe zbulimit. E kisha zili, e desha këtë zbulim edhe për veten time.

Në dokumentar, Lovato ka folur për disa nga betejat e saj të së shkuarës me abuzimin me drogën dhe depresionin. Ndërkohë, Paris diskutoi një pjesë të traumës së saj në librin e ri. Ndër temat më të rëndësishme ishin vendimi i saj për të kryer një abort në të 20-tat, përdhunimi në moshën 15-vjeçare dhe ndikimi që pati kaseta seksuale në karrierë.

Rikujtojmë, se Hilton rrëfeu në një intervistë të fundit se besonte se ishte aseksuale në fillim të të 20-tave, edhe pse kjo është diçka që nuk e ndau kurrë me askënd. 41-vjeçarja theksoi se, pavarësisht se konsiderohej seks simbol, çdo gjë seksuale e tmerronte atë. Kjo ishte një deklaratë befasuese që ajo vetë kërkoi ta shpjegojë.