Botë e Çuditshme Lifestyle

Kur mund të kemi kontaktin e parë me alienët? Studimi kinez zbulon…

Një studim kinez ka zbuluar se kur njerëzimi mund të ketë kontaktin e parë me jashtëtokësorët. Ekspertët e Universitetit të Pekinit mendojnë se në rastin më të mirë, duhen edhe 2000 vite të tjera, ndërsa në rastin më të keq, plot 400 mijë vjet. Në studim thuhet se:

Si qenia më inteligjente në Tokë, misteri më i madh që kemi është fakti nëse jemi unikë apo jo. Ka apo nuk ka qytetërime komunikuese në galaksi do të mbetet hipotezë, derisa të kemi kontaktin e parë.

Një studim i mëparshëm, i Universitetit të Notingemit, në vitin 2020, doli në përfundimin se ka 36 qytetërime jashtëtokësore komunikuese. Një muaj më parë, shkencëtarët zbuluan planet e tyre për të dërguar një mesazh radio në hapësirë, me koordinatat e Tokës. Ky mesazh është një version i ri i të famshmit mesazh Arecibo, që u dërgua në vitin 1974, me shpresën që të perceptohet nga qytetërimet jashtëtokësore.

Një ekspert për UFO-t dhe të gjitha gjërat që lidhen me alienët ka zbuluar diskutimet e mbajtura në një takim sekret mbi efektet e zbulimit të jetës jashtëtokësore duke paralajmëruar se kjo mund të ‘ndryshojë botën përgjithmonë’. Nick Pope, 56 vjeç, ka punuar për qeverinë britanike dhe ka këshilluar Ministrinë e Mbrojtjes midis viteve 1991 dhe 1994, duke e kaluar kohën e tij duke hetuar raportet e pamjeve të UFO-ve dhe duke marrë pjesë në takime me disa nga mendimtarët më të mëdhenj në botë.

Atje ata diskutuan çështjet më të mëdha rreth jetës jashtëtokësore dhe tani Nick thotë se rezulton se një pushtim i huaj ka të ngjarë të jetë një gjë e keqe. Ndërkaq, sipas një raporti të Pentagonit, një grua pretendon se mbeti shtatzënë pas një takimi me një UFO. Raporti, i titulluar “Efektet anormale akute dhe subakute në indet njerëzore dhe biologjike”, detajon ndikimin që takimet me UFO-të kanë pasur në shëndetin e njerëzve dhe liston një mori efektesh anësore të çuditshme.