Celebrities Gossip Showbiz

Kush do ta hapë Kutinë e Pandorës dhe kush do të largohet? Shumë surpiza sonte në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Pas zgjedhjes së finalistit të parë shtëpia nuk është më e njëjta. Debatet mes banorëve këtë javë kanë qenë të shumta. Ama prime i sotëm premton shumë surpriza për shikuesit dhe për banorët. Një disa javësh një Kuti Pandore do të hapet nga njëri prej banorëve. Cili do të jetë ai? Çfarë vendimi do të marrë?

Këto dhe shumë të tjera në Big Brother Vip, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte ora 21:00 në Top Channel.