Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kush është Alba Baptista, bashkëshortja e aktorit të njohur Chris Evans?!

Chris Evans, një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it për humorin dhe fizikun e tij, tani është martuar. Thuhet se ai u martua në fshehtësi me të dashurën e tij, Alba Baptista në fundjavë. Sipas Page Six, aktori – i cili luajti Captain America në Marvel Cinematic Universe – dhe tashmë gruaja e tij organizuan një ceremoni private të shtunën, më 9 shtator, në shtëpinë e tyre në Boston, Massachusetts.

Lajmi erdhi si befasi për shumë nga fansat e Evans. Megjithatë, në rrethin e ngushtë të aktorit, do të ishte vetëm çështje kohe që çifti të zyrtarizonte lidhjen e tyre në këtë mënyrë. Për të hyrë në ceremoni, të ftuarit duhej të linin celularët e tyre dhe çdo pajisje tjetër që mund të regjistronte audio ose video ose të fotografonte pas, për të siguruar privatësinë e ceremonisë.

Raporti shton se në mesin e listës së të ftuarve në ceremoninë e supozuar ishin disa nga yjet e Avengers të Evans, duke përfshirë Robert Downey Jr, Jeremy Renner dhe Chris Hemsworth. Aktori 42-vjeçar amerikan dhe aktorja braziliane 26-vjeçare janë një çift i njohur që nga nëntori i vitit 2022, kur revista People zbuloi se të dy ishin në lidhje për më shumë se një vit. Burimi tregoi se Evans është më i lumtur se kurrë pasi ai e konsideroi lidhjen “shumë serioze”.

Megjithatë, në korrik Alba Baptista fshiu llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter, kështu që që atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë plotësisht e fshehtë. Baptista njihet për rolin e saj në “Mrs. Harris Goes to Paris” dhe ka fituar çmime për punën e saj, përfshirë çmimin “European Shooting Star Award” në Festivalin e Filmit në Berlin dhe një çmim për ‘Aktoren më të Mirë’ në Festivalin Iberico de Cine për rolin e saj në filmin e shkurtër “Miami”. Gjithësesi na mbetet të presim nëse çifti vendosin që të bëjnë publike foto nga ceremonia apo detaje të tjera të veçanta nga romanca e tyre.