Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP 4” u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të Rozana Radit me një personazh të njohur të ekranit, Rezarta Shkurta. Lidhur me këtë, ka reaguar dhe kjo e fundit.
Përmes një postimi në InstaStory, Rezarta ka hedhur dritë mbi atë që sipas saj, ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës. Ajo tregon se konflikti që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv dhe ishte thjesht një debat banal mbi pastat.
Por ajo që ndezi më shumë kureshtjen ishte pikërisht pjesa që ka të bëjë me partnerët. Në reagimin e saj, Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie.
Më keni shkruar kaq shumë dje… E vërteta, me pak fjalë:
Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një show së bashku. Në atë program, kemi pasur një konflikt shumë të vogël, për të qenë të sinqertë, ishte një debat pa asnjë rëndësi, sidomos krahasuar me ato që shihni sot në “Big Brother”. Tema e “konfliktit”? Thjesht: T’i bëjmë pastat me salcë apo me domate të freskëta? Ishte dita e 10-të e show-t, fjalë vajzash të reja, pa asnjë pasojë serioze.
Pra, video dhune që përmendet nuk është e vërtetë, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Rreth katër vite më vonë, afërsisht në 2012-ën, kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për “dashuriçka” siç është përfolur nëpër portale.
Po, kemi qenë të reja dhe si atëherë, edhe sot, shumë gjëra bëhen për të krijuar zhurmën, që fatkeqësisht është gjithmonë e nevojshme në botën e showbiz-it. E vërteta është që, pas kaq shumë vitesh, ato konflikte pa asnjë temë serioze, besoj se janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën. Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por në të njëjtën kohë, asnjëherë armike. Përkundrazi, në këtë “Big Brother” kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë. Le të kujtojmë se jeta reale, ka më shumë vlerë se dramat televizive.