Fashion

Kush ka nevojë urgjente për manikyr në ndihmë ju vjen gishti votues i këtyre VIP-ave!

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm të vendit të cilat kanë votuar dhe këtë gjë e kanë ndarë në Instagram me të gjithë dashamirësit e tyre. Por syrit tonë nuk mund t’i shpëtonte detaji ‘fashion’ i thonjve të vajzave më të famshme të vendit.

Nëse keni nevoje urgjente për manikyr ne po ju tregojmë trend-in e ri të thonjve për sezonin e pranverës, dhe jo vetëm. Këto ngjyra do të dominojnë padyshim si në sezonin e pranverës ashtu edhe atë të verës dhe nëse kishit dyshime ne kemi përshtypjen që tani do të bindeni.

Jeni kurioz t’i shihni?!

Kristina Baki vjen me ngjyrën rozë të lehtë.

Bora Zemani sjell trend-in e ngjyrës së kuqe.

Rita Lati dhe trend-i i ngjyrës rozë të lehtë me nuanca perle.

Fatma Haxhialiu vjen me rozën e lehtë të miksuar me të bardhë.

Viola Spiro vjen me rozën e lehtë.

Alesia Bami vjen me rozën e lehtë.

Dojna Mema vjen me ngjyrën lejla.

Iva Tiço sjell për këtë pranverë ngjyrën lejla.

Enxhi Nasufi vjen me rozën e lehtë.

Sonila Meço vjen me rozën e lehtë.

Fiori Dardha vjen me ngjyrën blu pastel.

Rudina Magjistari vjen me ngjyrën “blue marine”.

Olta Gixhari vjen me ngjyrën jeshile.