Celebrities Gossip Showbiz

“Kutia e Pandorës” në duart e Luizit, ja cilët dërgoi ai në televotim!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e sotme për Luizit nga Vëllai i Madh ka pasur një surprizë. Ai është vendosur para Kutisë së Pandorës dhe me shumë dëshirë e ka hapur, ku ka arritur të fitoj të takim me dy miqtë e tij më të mirë nga jashtë shtëpisë dhe gjithashtu ka qenë përpara një zgjedhje. Luizit i duhej të dërgonte 3 banorë në televotim për të larguar nga shtëpia dhe ai ka zgjedhur Oltën, Armaldon dhe Kristin.

Vetëm pak më parë Keisi u surprizua nga Sabiani, babai i saj dhe bashkë folën për marrëdhënien e saj me Kristin, ku Sabiani ka bërë mjaft reagime në rrjete sociale kundra kësaj lidhje. E sot përvec surprizës pë Keisin, surpriza më e madhe është se Sabiani do të jetë pjesë e shtëpisë si një banor i ri.