Celebrities Gossip Music Showbiz

“Ky do të jetë show i fundit…”, Stresi bën lajmërimin e papritur!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Ditën e sotme reperi ka postuar në Instastory një nga koncertet që do të performoj këtë muaj, ku ka bërë dhe një lajmërmim të rëndësishëm, pasi mesa duket ky do të jetë koncerti i fundit për këtë vit. Kjo do të ndodh pasi dy muajt e fundit të vitit Stresi do ti përkushtohet vetëm dy këngëve të tij.  Në postim reperi shkruan:

Ky do të jetë show i fundit dhe do të rikthehem mbas vitit të ri deri me datën 21 do lançohen 2 këngë

Së fundmi Stresi me anë të një postimi në Instastory ka bërë paralajmërimin befasues. Reperi ka postuar një foto të tij, ku duket duke ecur në rrugë e duke dëgjuar muzikë me kufje e ku ka lajmëruar gjithashtu se muajn e ardhshëm ka për të pasur shumë ‘bomba’. Nuk e dimë saktësisht se për çfarë e ka pasur fjalën Stresi, ama shpresojmë që të presim surpriza të bukura, si projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.

Teksa është pyetur nga ndjekësit se cila është pasuria e tij më e madhe, Stresi është përgjigjur “Prindërit e mi” dhe krahas ka vendosur një foto tyren.