Celebrities Gossip Showbiz

“Do të ketë shumë bomba”, Stresi bën paralajmërimin e papritur!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Ditën e sotme Stresi me anë të një postimi në Instastory ka bërë paralajmërimin befasues. Reperi ka postuar një foto të tij, ku duket duke ecur në rrugë e duke dëgjuar muzikë me kufje e ku ka lajmëruar gjithashtu se muajn e ardhshëm ka për të pasur shumë ‘bomba’. Nuk e dimë saktësisht se për çfarë e ka pasur fjalën Stresi, ama shpresojmë që të presim surpriza të bukura, si projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.

Duke medituar sepse muaj i ardhshëm ka për të pasur shumë bomba

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me One T dhe mban titullin ‘Win Win’. Artisti lajmëroi se së shpejti do të publikojë edhe këngë të tjera të reja. Përpos karrierës si artist, aktiviteti dhe postimet e reperit në rrjete sociale shpesh bëjnë shumë bujë. Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë, por këtë herë jo për anën e tij si ‘bad boy’ por për një dedikim shumë emocionues për prindërit e tij. Teksa është pyetur nga ndjekësit se cila është pasuria e tij më e madhe, Stresi është përgjigjur “Prindërit e mi” dhe krahas ka vendosur një foto tyren.