Botë e Çuditshme

Ky spital ka krijuar një hapësirë të veçantë për pacientët që duan ‘mbështetje psikologjike’ nga kafshët e tyre shtëpiake!

Një spital belg ka ndërtuar një pavijon të veçantë në mënyrë që pacientët të mund të vizitojnë kafshët e tyre shtëpiake në përpjekje për t’i ndihmuar ata nga ana psikologjike. Shumica e spitaleve në mbarë botën nuk lejojnë vizitat e kafshëve shtëpiake për arsye higjienike, për të parandaluar rrezikun e infeksioneve. Për një kohë të gjatë pacientët afatgjatë në Spitalin Sint-Trudo që donin të shihnin kafshët e tyre shtëpiake duhej ta bënin këtë në oborrin e spitalit.

Megjithatë, në bisedat mes pacientëve me kancer dhe psikologëve në spital, lindi ideja për një hapësirë specifike të mbyllur, të ndarë nga spitali, por e lidhur me të dhe rezultati është një vend për vizitat e kafshëve shtëpiake që hapi dyert muajin e kaluar.

Rikujtojmë, se Belle është një qenush që ishte në krah të pronares së tij edhe gjatë lindjes së saj. Ami është pronarja e tij dhe i përket spektrit të autizmit, ndërkohë që vuan edhe nga çrregullimet e ankthit. Në këto çështje të saj, ajo shprehet se me qenin ndihet e sigurt. Për 18 muajt e fundit, qeni e ka shoqëruar Amin kudo që ajo shkon. Kur ajo mbeti shtatzënë me djalin e saj Ollie pas 12 vitesh trajtimi të fertilitetit, ai vazhdoi të ishte pranë saj çdo ditë madje edhe kur ishte koha për të lindur.