Celebrities Gossip

Kylie Jenner shkëmben puthje me Timothee në prezencën e ish-it të saj, Travis Scott!

Në koncertin e ditëlindjes së këngëtares me famë botërore, Beyonce, ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të showbizzit.

Një ndër to ishte dhe Kylie Jenner, e cila mori vëmendjen maksimale të mediave për shkak të puthjes pasionante me aktorin francez, Timothee Chamalet në prezencën e ish të dashurit të saj, Travis Scott.

Një nga pjesëtarët e publikut në koncert, postoi një video në rrjetin social “X”, ku shfaqej reperi Travis  duke mbërritur në natën e tretë të turneut të “Queen Bey” në Kaliforni, pak minuta para se aktori i “Dune” dhe ylli i “Kardashians” u panë duke u puthur afër seksionit VIP të mbushur me yje.

Besohet se babai i fëmijëve të Kylie-t ndodhej aty në tribunën “VIP” kur ato shkëmbyen puthjet pasionante.

Koncerti i Beyonce-s tërhoqi një numër yjesh të tjerë, duke përfshirë Adele, Justin Bieber dhe bashkëshorten e tij Hailey Bieber, Zendaya, Kim Kardashian dhe të motrën Khloe. Në fillim të këtij muaji u konfirmua se Kylie dhe Timothee janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se aktori ishte ndarë nga ajo. Të dy janë takuar në mënyrë sekrete që nga fillimi i prillit.