Celebrities Film & Tv Showbiz

Lady Gaga-s iu desh që të bënte një ‘sakrificë’ për rolin e saj në “House of Gucci”…

“House of Gucci”, me aktorë Lady Gaga dhe Adam Driver, ka krijuar mjaft polemika në rrjet. Filmi flet për kontroversen Patrizia Reggiani, e cila pasi u bë pjesë e familjes Gucci, u përpoq të përfshihej në biznesin e familjes, pavarësisht pakënaqësisë së bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci dhe babait të tij. Lady Gaga do të luajë pikërisht rolin e Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortes së Maurizio Gucci – gjigantit italian të modës dhe njeriut të parë të brendit Gucci – e cila kaloi 18 vite në burg pasi angazhoi një vrasës me pagesë që të vrasë ish-burrin e saj.

Lady Gaga pranon se nuk ka folur dhe nuk e ka takuar kurrë Patrizia Gucci-n e vërtetë gjatë kohës që po përgatitej për “House of Gucci”, pasi ajo tregoi se ka kaluar më shumë se një vit në këtë rol. Së bashku me nëntë muaj për të përsosur theksin e saj italian për rolin e Patrizia-s, Lady Gaga gjithashtu fitoi peshë qëllimisht.

Aktorja deklaroi se ajo hëngri qëllimisht sasi të tepërta makaronash dhe buke për për të luajtur rolin e Reggiani. Krahas karbohidrateve, Gaga praktikoi theksin e saj, i cili, sipas Hollywood Reporter, ishte si të mësonte një rrymë të re muzikore.

Nëse mund të këndoj rock ‘n’ roll ose xhaz, muzikë country ose pop, e dija se mund të flisja me një theks specifik të Italisë Veriore. Është të dish se si ta përdorësh zërin, pse, ku dhe me kë dhe si të ndihesh ndërkohë që po e bën atë.

Gaga qëndroi në personazh në ekran dhe jashtë tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së xhirimeve, duke habitur anëtarët e familjes së saj. Por ajo shtoi se angazhimi intensiv nuk është gjithmonë një gjë e mirë.

Mamaja dhe babai më takuan disa herë si Patrizia. Ka një anë negative nga përkushtimi ndaj një roli në atë mënyrë, sepse është një gjë ndryshe për të gjithë rreth teje. Befas ju jeni duke folur me Patrizia Gucci.

Rikujtojmë se, Së fundmi Lady Gaga është shprehur se roli i saj si gruaja e Maurizio Gucci-t që në fund organizon vrasjen e të shoqit e ka bërë atë që të mendojë. Në vitin 1995 ai u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano, ndërsa ish-gruaja e tij u dënua me 29 vite burg për organizimin e atentatit.

Kuptova se pas gjithë kësaj fshihej një histori më e ndërlikuar. Nuk jam dakord me atë që ka bërë dhe mendoj se është fajtore. Doja një personazh që ishte një person real dhe e gjeta.