Bota

Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin një ditë para se Vuçiç të dërgojë kërkesën për 1 mijë ushtarë serbë në Kosovë!

Miroslav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në datën 14 dhjetor për të tentuar të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell i cili tha se BE ishte gati për të dërguar përforcime për EULEX-in në Kosovë.

Borrell ka njoftuar se situata në veri të Kosovës ka qenë një temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ndërkaq, Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, bën me dije se e ka anuluar vizitën e planifikuar për në Ballkan, për shkak të përgjigjes pozitive me Covid-19.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Chollett kishte planifikuar të takohej bashkë me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor dhe së bashku të vinin në Prishtinë.

Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot to ta presin Escobarin për takim.