Gossip Tech

Lajmet dhe fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2022!

Së fundmi CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit. Aktorja e njohur Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për këtë vit. Amber kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.

Aktori Johnny Depp, është në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj. Në vendin e tretë qëndronte mbretëresha e ndjerë Elizabeth me 4.3 milion kërkime në Google. Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk. Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar me 4.06 milionë klikime në muaj.

Ndërkaq, 10 lajmet më të kërkuara në Google gjatë vitit 2022 janë:

1-Ukraina

2-Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

3-Rezultatet e zgjedhjeve

4-Numrat e Lotarisë Powerball

5-Monkeypox

6-Uragani Ian

7-Gjyqi i Johnny Depp

8-Vrasja në shkollën e Texas-it

9-Will Smith në Ceremoninë e Oscars

10-Ligji kundër abortit / Roe vs. Wade

10 fjalët më të kërkuara në Google gjatë vitit 2022 janë:

1-Wordle

2-India vs.England (ndeshje futbolli)

3-Ukraina

4-Mbretëresha Elizabeth

5-India vs. SA

6-Kupa Botërore

7-India vs. West Indies

8- iPhone 14

9-Jeffrey Dahmer

10-Indian Premier League