Aktualitet

Lamtumirë Hueyda El Saied!

Një lajm i rëndë ka tronditur spektaklin shqiptar e jo vetëm. Sot mësohet se Hueyda El Saied, emër i dashur për publikun është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas dhimbje e tronditje. Balerina, aktorja, këngëtarja, modelja, moderatorja, piktorja e shkrimtarja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme e fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë betejën me të. Me kaçurrelat e buzëqeshjen që e karakterizonte, El Saied, nënë e një djali do t’i mungojë familjes, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve e fansave.

E lindur në Tiranë, nga nënë shqiptare e me baba me origjinë nga Sudani, El Saied, lë pas një karrierë të gjatë ku përveçse në televizion e teatër, gjithashtu la gjurmë edhe për kontributin në fushën e të drejtave të njeriut e në të gazetarisë.

Spikati në fillim të viteve ‘90 me pjesëmarrjen dhe vlerësimin me çmim të parë në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë” për të mos u ndalur si pjesë e të tjera produksioneve të rëndësishme në Shqipëri, Francë, Itali, Belgjikë, Portugali e Kamerun.

Ndër të tjera, firmën e Hueyda El Saiedit e mbajnë dy romanet me tituj: “Ngjyra e lëkurës sime” (2000) e “Maska e Zemrës” (2006), si dhe një sërë artikujsh në shtypin e shkruar në vend kushtuar çështjeve sociale. Kohët e fundit jetonte në Luksemburg, me djalin nga martesa e parë dhe bashkëshortin Thierry, me të cilin lidhi kurorë në dhjetor të 2020-ës.

Kryeministri Rama :