Roland Hysi, i njohur ndryshe se Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të bukur artisti i njohur e ka dhënë në Instagram teksa ka publikuar një fotografi me foshnjën në krah. I emocionuar ai ka shkruar:
Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit.
https://www.instagram.com/p/CPUy4gplcaV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d49f60b5-a293-484b-a00a-af587651e987
Landi nuk ka zbuluar detaje të tjera, nëse është bërë baba i një vajze apo djali. Gjithashtu ai nuk ka treguar as emrin e foshnjës. Këngëtari i njohur është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e bebit. Edhe pse ka vite që është në botën e spektaklit, ai gjithmonë është munduar që jetën private ta ruajë jashtë syrit të publikut.
Rikujtojmë, se Landi para pak kohësh i ftuar në një emision ka shprehur dëshirër për t’u bërë baba. Ndër të tjera ai tha se:
Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba dhe t’i hedhim edhe një thumb tjetër miletit.
Para disa kohësh gjithashtu Landi pranoi publikisht se është në një lidhje por asnjëherë nuk e ka zbuluar portretin e vajzës që i ka “rrëmbyer zemrën”. Ne presim ta bëjë në ditët në vazhdim. Shumë urime për Landin!