Në një intervistë të fundit, Roland Hysi ka ndarë kujtime të forta nga karriera e tij dhe momentin e vështirë kur humbi mikun e ngushtë, Dr. Flori, pjesë e grupit West Side Family.
Këngëtari rrëfeu me emocione çastin kur mori lajmin për ndarjen nga jeta të artistit:
Florin tha e kanë marrë me ambulancë… e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe mendova se pas kësaj nuk do të kishim më mundësi të prodhonim.
Pavarësisht kësaj humbjeje të madhe, Hysi tregoi se ai, së bashku me Landin dhe Armir Shahini, kanë vazhduar rrugëtimin muzikor, duke ruajtur gjallë frymën dhe trashëgiminë e grupit. Më vonë, pjesë e formacionit u bë edhe Alban Kondi, vëllai i Dr. Florit.
Grupi është rikthyer në vëmendjen e publikut, sidomos pas pjesëmarrjes së Mirit në Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë sërish në fokus hitet e tyre.
Një ndër këngët që ka rikthyer nostalgjinë është “Çike Çike”, e cila po dëgjohet sërish gjerësisht nga fansat.
Intervista prek edhe tema personale dhe sfidat e industrisë muzikore, duke ofruar një rrëfim të sinqertë mbi jetën artistike dhe kujtimet e lidhura me një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare.