Sfida e “Mosreagimit” në Big Brother VIP Albania ka sjellë një nga momentet më të veçanta të këtij sezoni, pas hyrjes së papritur të Landi Hysi, njëkohësisht mik i ngushtë i Mirit.
Vizita e tij ishte pjesë e sfidës, ku banorët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos reagojnë ndaj asnjë situate, pavarësisht emocioneve.
Sapo hyri në shtëpi, Landi iu drejtua menjëherë Mirit, duke i dhënë mbështetje dhe një mesazh motivues:
Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!
Ai gjithashtu e këshilloi që të qëndrojë i fokusuar në lojë dhe të mos shpërqendrohet nga marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Por momentet nuk munguan as me batuta. Landi Hysi iu drejtua edhe Selin me humor:
S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie
-duke sjellë të qeshura mes banorëve.
Selin reagoi menjëherë me një përgjigje po aq pikante:
Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!
Ndërkohë, marrëdhënia mes Mirit dhe Selin mbetet një nga dinamikat më interesante në shtëpi, duke lënë të hapur pyetjen, çfarë do të ndodhë në vazhdim?