Showbiz

Lauren Jauregui e lumtur që “Fifth Harmony” u shpërbë

Ish-pjesëtarja e gurpit të mirënjohur “Fifth Harmony”, Lauren Jauregui në një intervistë të fundit ka rrëfyer se është shumë e lumtur që grupi ka marrë një pushim për një periudhë të pa caktuar.

Teksa është intervistuar nga revista “Euphoria”, Lauren ka marrë guximin për të pranuar për herë të parë se këngët e grupit nuk kanë qenë asnjëherë të preferuarat e saj, madje nëse nuk do të kishte qenë pjesë e “Fifth Harmony”, kurrë nuk do t’i kishte dëgjuar këngët e tyre.

“Tashmë që nisa karrierën time solo ndihem sikur kam rigjetur vetëveten dhe vlerën e vërtetë të artit. Jam e lumtur që grupi nuk vazhdon më dhe këtë e them në emër të të gjitha vajzave të tjera” ,-u shpreh ajo.