A Live Night Celebrities Music

Ledri Vula flet për raportin me Sarën dhe na emocionon të gjithëve!

Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, Ledri Vula, ishte i ftuar në këtë episod të “A Live Night”. Në një rrëfim shumë të sinqertë, Ledri u shpreh jo vetëm për anën profesionale, por edhe për atë personale, teksa tregoi edhe për marrëdhënien me Sarën.

Më Sarën jam njohur shumë rastësisht. Në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës donin të vinin të më shihnin live. Sara nuk më njihte. Më dinte këngët, por nuk e dinte kush isha. Ka ardhur me shoqet. Kur erdhi të bëjë foto, më ka pëlqyer Sara. Më pas nisëm të flasim në Instagram, derisa e kam takuar. Për herë të parë e takova në Shqipëri, më ka munduar derisa e kam takuar. Publike u bë sepse na kanë parë njerëzit bashkë, dhe ka shkuar virale. Herë të tjera më pengonte nëse e dinin, me Sarën nuk më bezdiste.

Sara është pak më ekstroverte, nuk është e mbyllur si unë. Ia thotë njerëzve gjërat në sy, unë gjej një mënyrë si mos ta lëndoj dikë. Sara është më e drejtpërdrejt. Çfarë nuk kam unë, e ka Sara, çfarë nuk ka ajo, e kam unë. Jemi një ‘team’ bashkë. Më pëlqen edhe kur udhëtoj me Sarën. Është shumë e organizuar.

Ndërkohë, Ledri tregoi më tepër edhe për rëndësinë që vajza e tij Poem ka.

Prindërit kanë pasur vetëm mua, kam qenë një fëmijë. Prindërit mua më kanë pasur përpara. Prindërit vdesin për mua. Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të.