A Live Night Celebrities Music

Ledri Vula rrëfen hapat e parë në muzikë në “A Live Night”!

Ledri Vula ishte artisti i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” për një intervistë shumë të veçantë, të sinqertë dhe pa filtra. Ai foli për karrierën dhe jo vetëm, teksa tregoi për mënyrën si lidhja e prindërve të tij me televizionin ka ndikuar tek ai.

Kolegët kanë pasur një respekt pak më të veçantë, për shkak se i kam prindërit në televizion, por kur nuk je i mirë është e kotë. Më ka dhënë një ndihmë që ndoshta i kam kuptuar gjërat më shpejt. Si festivalet, si dalja në skenë, të gjitha gjërat që e kanë rëndësinë e vetë i kam kuptuar më shpejt duke parë prindërit. Babi ka realizuar shumë festivale televizive, unë kam qenë pas, e kam parë si shkojnë. Kam pasur qejf të jem në skenë një ditë, më është shtuar dëshira si për regji, si për muzikë.

Jo vetëm muzikën, por duket se Ledri ka shumë pasione, teksa ka folur në “A Live Night” për ëndrrën e fëmijërisë.

Kur shokët e mi ‘ndiqnin’ vajza, unë ndiqja topin. Kam luajtur shumë basketboll. Në përgjithësi sporti më pëlqen shumë, jam shumë konkurrues edhe kam qejf të fitoj. Sportin e dua tepër. Jeta pa sport më bën pak depresiv. Ëndërr e kam pasur të luaj në NBA. Kjo ka qenë ëndrra më e madhe si fëmijë.

Por nga kush frymëzohej Ledri në muzikë?! Artisti zbulon gjithçka në “A Live Night”.

Tupac ka qenë emri më i madh, por më pas kam filluar të dëgjoj edhe repera të tjerë. Prej të gjithëve kam marrë nga pak. Kështu jam formuar unë si reper, asnjëherë të kopjoj dikë, apo të bëhem si dikush, por e kam studiuar repin. Kam shkruar mbi tekste, kam punuar mbi këngë…