Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula vjen me bashkëpunimin e ri me artistin e njohur shqiptar, ja kush është ai!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Projekti më i fundit muzikor nga Ledri Vula ishte në fakt një surprizë shumë e madhe për ndjekësit e tij, pasi në videoklipin e këngës ishte protagoniste Sara. E duket se Ledri ka gati këngën e re për këtë sezon veror, i cili është një bashkëpunim me artistin Lyrical Soon. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë dhe dimë tashmë se të dy artistët sjellin bashkëpunime të suksesshme. Kënga e re titullohet “Omel” dhe do të publikohet nesër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Ditën e sotme, Ledri feston ditëlindjen e tij dhe mbush plot 37 vjeç. E para që i ka dedikuar një postim reperit nga momenti i fryrjes së qirinjve teksa i këndon këngën e ditëlindjes në orën 12 ka qenë ashtu si dhe ju mund ta mendoni, partnerja e tij Sara Hoxha.