Celebrities Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio fejohet me Vittoria Ceretti-n?!

Ylli i kinematografisë Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti kanë ndezur thashethemet e fejesës teksa modelja italiane u pa me një unazë të re në dorën e majtë. 25 vjeçarja u pa në një drekë me DiCaprion, në restorantin meksikan Yuca’s në Los Angeles.

Ylli i “Wolf of Wall Street” ishte i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe u përpoq të fshihej me me një kapelë dhe një maskë në fytyre. Është e paqartë nëse unaza e Cerettit është, në fakt, një unazë fejese, por që ka lënë vend për dyshime. Dyshja janë së bashku prej më shumë se një viti, ndonëse Leo u komentua edhe për lidhje të tjera. Aktori më parë shijoi një romancë të shkurtër dashurie me modelen Gigi Hadid.

DiCaprio ka zbuluar se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm. “E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly.

Dyshja reflektuan në takimin e tyre të parë më herët në intervistë, me Chris duke bërë shaka se sa shpejt kishte kaluar koha. “Ju jeni 49 vjeç. Si dreqin ndodhi kjo?” ai qeshi. “Nuk e kam idenë,” u përgjigj Leonardo, duke shtuar: “Ne po flisnim për intervistën tonë të parë, që mund të ketë qenë 30 vjet më parë.”

Rikujtojmë, se filmi “Brokeback Mountain” u shfaq në vitin 2006 dhe skenaristët kanë deklaruar se as Leonardo DiCaprio dhe as Brad Pitt nuk besuan në të. Regjisori Gus Van Sant tha se:

Askush nuk donte ta bënte këtë film. Unë isha duke punuar për të dhe ndjeva se kishim nevojë për një kast shumë të fortë, me shumë fytyra të njohura. Kjo nuk funksionoi. Pyeta kandidatët si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Matt Damon, Ryan Filipe. Të gjithë thanë jo.