Celebrities Showbiz

Leonardo DiCaprio fotografohet me të dashurën e tij 22 vite më të re!

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio qendron larg syve të publikut me daljet e tij të rralla, por së fundmi Leo është shfaqur së bashku me të dashurën e tij 22 vite më të re, Camila Morrone për të festuar ditëlindjen e një mikut të tyre, në një darkë në klubin Soho House në Malibu.

Fituesi i çmimit “Oscar”, u pa të largohej nga festa ndërsa ishte i veshur i tëri në të zeza, ndërsa modelja dhe aktorja 24-vjeçare u shfaq joshëse në një pulovër të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zeza me bel të lartë dhe të gjera bashkë një çantë të madhe po ashtu në ngjyrë të zezë.

Leonardo DiCaprio ka qenë mjaft i angazhuar profesionalisht kohët e fundit. Më 10 dhjetor, ai do të luajë në komedinë “Don’t Look Up”, i cili fokusohet në një tjetër katastrofë që lidhet me gjithësinë, por kësaj radhe Toka dhe mbarë njerëzimi rrezikohen nga një kometë.

Filmi trajton historinë e dy astronomëve të panjohur të portretizuar në film nga yjet e Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, të cilët e zbulojnë këtë problem i cili mund të rezultojë me një katastrofë globale, por për fatin e keq të tyre, askush nuk iu beson, përfshirë këtu edhe Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila në film portretizohet nga Meryl Streep dhe djali i saj i bezdisshëm që shërben si shef i stafit presidencial, e i cili në film luhet nga Jonah Hill.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji kanë përfunduar xhirimet e filmit të fundit në bashkëpunimin e tij të shumëpritur me regjisorin e njohur Martin Scorsese, “Killers Of The Flower Moon”. Ai luan me Robert De Niro, Jesse Plemons dhe Lily Gladstone. Ndërsa, e dashura e Leo-s së fundmi është fokusuar më shumë në aktrim se në karrierën si modele.

Rikujtojmë se, Leonardo DiCaprio vazhdon të konfirmojë vëmendjen ndaj mjedisit e ka vendosur të investojë në sektorin e kultivimit të mishit, në veçanti të viçit, në përputhje me normat e respektimit të ambientit. Liderë në këtë fushë, Aleph Farms e Mosa Meat, njoftuan përfshirjen e aktorit të njohur hollivudian në kompanitë e tyre. Ato kanë treguar se mishi i viçit mund të përftohet direkt nga qeliza shtazore. Fituesi i çmimit “Oscar” është i mendimit se një prej mënyrave më efikase për të luftuar krizën e klimës është transformimi i sistemit tonë ushqimor.