Camila Morrone është një aktore dhe modele 28-vjeçare, e rritur në zemër të Hollywoodit. Ajo është vajza e aktorëve argjentinas Maximo Morrone dhe Lucila Polak dhe pas divorcit të prindërve, nëna e saj u lidh me Al Pacinon, të cilin Camila e konsideron babanë e saj të dytë. Camila filloi karrierën si modele, ndërsa debutimi i saj në film ishte në 2013. Ajo arriti famë të madhe me rolin e saj si Camila Dunne në serialin “Daisy Jones & The Six”.

Gjithashtu, ishte në një lidhje të njohur me Leonardo DiCaprio për katër vjet. Sot ajo është e lidhur me regjisorin Cole Bennett. Aktualisht, Morrone po tërheq vëmendjen në serialin “The Night Manager”, ku luan rolin e Roxane Bolanos, një grua e fuqishme me origjinë kolumbiane. Roxana shquhet për stilin e saj të sofistikuar, me veshje luksoze si ato të Versace dhe konsiderohet një figurë e fortë. Për Camilan, ky rol i ri është një mundësi për të treguar talentin e saj si aktore.
Ndërkaq, Leonardo DiCaprio ka befasuar fansat në mbarë botën me një rrëfim të pazakontë: ai nuk e ka parë asnjëherë filmin “Titanic”, një nga veprat më të famshme të historisë së kinemasë dhe projekti që e ktheu në një yll global. Deklarata u bë gjatë episodit më të fundit të “Actors on Actors”, prodhim i Variety dhe CNN, ku aktori ishte në një bisedë të hapur me Jennifer Lawrence.
DiCaprio ka reaguar gjithashtu ashpër ndaj përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Hollywood, duke deklaruar se teknologjia po tenton të zëvendësojë artin e vërtetë dhe emocionin njerëzor. Aktori 51-vjeçar u shpreh se “nuk ka asnjë pikë humaniteti” në krijimet e AI-së. DiCaprio kritikoi veçanërisht trendin e videove virale ku figura të ndjera të famshme “rikthehen” për të interpretuar këngë moderne. Sipas tij, këto eksperimente janë thjesht efekte të shpejta interneti dhe “zhduken sapo kalon moda”.