Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Film & Tv Lajmet e fundit

Netflix zbulon premierën e filmit më të ri të Leonardo Di Caprio-s!

Filmi i ardhshëm i platformës Netflix, “Don’t Look Up”, fokusohet në një tjetër katastrofë që lidhet me gjithësinë, por kësaj radhe Toka dhe mbarë njerëzimi rrezikohen nga një kometë.

Filmi trajton historinë e dy astronomëve të panjohur të portretizuar në film nga yjet e Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, të cilët e zbulojnë këtë problem i cili mund të rezultojë me një katastrofë globale, por për fatin e keq të tyre, askush nuk iu beson, përfshirë këtu edhe Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila në film portretizohet nga Meryl Streep dhe djali i saj i bezdisshëm që shërben si shef i stafit presidencial, e i cili në film luhet nga Jonah Hill.

Filmi vjen me regji dhe skenar të Adam McKay, i njohur për projekte të tilla si “Anchorman”, “Step Brothers” dhe “The Big Short”.“Don’t Look Up” do të fillojë të shfaqet në Netflix më 24 Dhjetor, pas debutimit në disa kinema të përzgjedhura më 10 Dhjetor të këtij viti.