Art & Kulturë Botë e Çuditshme

Libri që u kthye në bibliotekë pas 50 vjetësh!

Një bibliotekë në Angli bëri të ditur se një libër mbi sistemin Dewey u kthye pas 50 vitesh. Biblioteka Nantwich në Cheshire, Angli, tha në një postim në Facebook se libri, “Introduction to Dewey’s Decimal Classification of British Schools”, u tërhoq në fund të vitit 1972 dhe duhej të kthehej më 30 janar 1973.

Mirëpo, libri u kthye javën e kaluar, duke e bërë atë 50 vjet të vonuar. Biblioteka njoftoi se ishte huazuar nga drejtori i një shkolle lokale, megjithëse ishte e paqartë pse u desh kaq shumë kohë që të kthehej. Biblioteka tha në një koment mbi postimin se:

Disa nga informacionet në këtë vëllim mund të jenë paksa të vjetra.

Rikujtojmë, se Al Saqi Books, libraria më e madhe në Europë, e specializuar për librat e Lindjes së Mesme, do të mbyllet më 31 dhjetor në Londër. “Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë për shkak të sfidave të fundit financiare, si rritja e çmimeve për librat arabë,” tha drejtoresha, Salwa Gaspard, sipas Guardian. Al Saqi Books në Londrën perëndimore u hap në vitin 1978 dhe shiti libra për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në anglisht dhe për të gjitha temat në gjuhën arabe.