Celebrities Gossip Showbiz

“Lizzo dhe Wright janë ndarë…”/Pas akuzave për ngacmim seksual shtohet një tjetër problem për këngëtaren!

Lizzo ka hedhur poshtë pretendimet se është ndarë nga i dashuri i saj Myke Wright, në kundërshtim me spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi të nxitura nga aktiviteti i tyre në mediat sociale dhe mes një seri akuzash serioze ndaj saj që përfshijnë ngacmim seksual dhe abuzim.

Lizzo e njohur për muzikën dhe karrirerën e suksesshme, kishte dy vite në një lidhje me Wright. Lidhja e tyre nisi fillimisht pasi bashkë-prezantuan shfaqjen e muzikës live të MTV, Wonderland, në vitin 2016. Raportet për një ndarje të mundshme u shfaqën pasi dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në platforma të ndryshme të mediave sociale dhe Lizzo vazhdoi të heqë të gjitha gjurmët e momenteve të tyre të përbashkëta në internet.

Sidoqoftë, një përfaqësues i Lizzo-s ka dalë për të kundërshtuar këto aludime për ndarje, duke pohuar me vendosmëri se nuk ka “asnjë të vërtetë” për thashethemet se Lizzo dhe Wright janë ndarë. Admirimi i këngëtares për Wright-in ka qenë i dukshëm, pasi ajo e kishte cilësuar më parë si “dashuria e jetës së saj”.

Pak javë më parë, ajo ndau edhe një fotografi romantike të të dyve duke e mbishkrimin si “Selfie me artistin tim të preferuar”. Sipas The US Sun, ajo ka qenë duke u përballur me një periudhë të vështirë gjatë javëve të fundit, me marrëdhënien e saj që thuhet se ka bartur peshën kryesore të gjithçkaje. Raportet shtojnë gjithashtu se një konflikt i rëndësishëm ka ndodhur mes Lizzo dhe Myke Wright, duke e lënë artisten e mirënjohur thellësisht të shqetësuar.