Pasò Sport

Lorenc Jemini bën një analizë javore rreth futbollit!

E premtja sportive në TAR nuk mungoi edhe këtë episod. Me plot të ftuar dhe shumë diskutime. “Paso” solli për të gjithë dashamirësit e sportit një analizë të hollësishme rreth të rejave më të fundit.

I ftuar me anë të një lidhje telefonike, ishte edhe një mik i përhershëm i këtij emisioni, Lorenc Jemini. Teksa kushtet atmosferike në Shqipëri, të cilat kanë qenë me shumë reshje dhe temperatura të ulëta kanë sjellë vështirësi edhe në ndeshjet që do të zhvillohen të cilat janë shtyrë me një javë.

Intensiteti i madh i reshjeve e shkaktoi këtë, parashikimi i motit të nxjerr edhe sa milimetra shi do bjerë. Luhet futboll në ato kushte… 

Teksa, Jemini është një ish- arbitër, ai ka folur edhe për situatën e arbitrave në vendin tonë. A gjykojnë ata drejtë?

Kanë çuar në prokurori 4 arbitra. Këta i shajnë javë për javë, çfarë t’i gjobitësh? Ndeshjet shkuan mirë, veç Kukësit me Laçin, problemi i golit të anuluar, nuk ishte fare faull. Ishte me të padrejtë. Ai e kishte ndarë që është faull. Arbitrat shqiptarë në Europë nuk po vlerësohen. Arbitërojnë ndeshje të nivelit të ulët.

Kjo e premte sportive në “Paso” nuk solli si zakonisht vetëm tema dhe analiza të hollësishme rreth futbollit, të cilat padyshim nuk munguan, por u nderua dhe nga prezenca e atij që i solli Shqipërisë kupën e Botës që u organizua në Portugali në sportin e ‘Bodybuilding’, Marin Meksi.

Ai foli më shumë rreth eksperiencës së tij dhe me vështirësitë që u përball gjatë kësaj gare.