Pasò Sport

Lorenc Jemini: “Jam tifoz me Realin, por më shijoi shumë humbja që pësoi!”

Edhe këtë javë nuk mund të mungonte e premtja sportive në TAR! Këtë episod të “Paso” u diskutua shumëçka, duke nisur nga loja e Derby-t, Dinamo-Partizani e cila luhet në “Elbasan Arena”, debati “i nxehtë” mbi penalltinë e arbitrit Cüneyt Çakır dhe futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Të ftuar në studio ishin Lenida Halilaj, Elvi Sharra dhe në lidhje me bisedë telefonike Luan Pinari, ekspert futbolli live nga Elbasan Arena dhe Lorenc Jemini, ish- arbitër, njëkohësisht një mik i “Paso-s”.

Jemini diskutoi fillimisht mbi ngjarjen e cila bëri shumë bujë në lidhje me penalltinë dhe kartonin e kuq që arbitri i njohur Cüneyt Çakır dha në ndeshjen në Champions League të Milan me Atletico Madrid, e cila u konsiderua e padrejtë nga skuadra e kuqezinjve dhe u mbështet nga vetë UEFA.

Kjo është aq komplekse dhe fillojnë dyshimet. Është komplet e pakuptimtë si arbitri nuk vajti as ta rishikonte. Me të vërtetë është një nga arbitrat më të mirë në botë, por me këtë ka mundësi t’i heqin bilbilin.

Ditën e martë me datë 28 shtator u zhvillua dhe ndeshja mes Real Madrid dhe skuadrës së Sheriff Tiraspo, ku ndodhi e papritura dhe skudra e Realit humbi. Pikërisht për këtë ka dhënë mendimin e tij Jemini, i cili dhe përse tifoz i kësaj të fundit, u shpreh se e shijoi shumë këtë humbje.

Jam tifoz i Realit, po kaq shumë më ka shijuar humbja e Realit… Të humbësh nga nje skuadër si Sheriffi. E kam arbitëruar para pak ditësh. Ka patur ekip të mirë dikur. Në Moldavi është superfuqi, por deri aty, jo të mundi Realin.