Celebrities Gossip Showbiz

Luana Vjollca do të rikthehet…

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Bukuroshja padyshim që tërheq vëmendje si me sukseset e saj ashtu dhe me hiret tejet të bukura që nuk ngurron t’i shfaqë në rrjete sociale.

Së fundmi, teksa ka marrë disa pushime për t’u relaksuar dhe një pauzë nga ekrani dhe muzika duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në këtë të fundit. Pak më parë, Luana ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku duket në një studio muzikore edhe pse nuk ka zgjedhur të komentojë diçka, prezantuesja po na paralajmëron rikthimin e saj në muzikë.

E teksa presim këtë projekt muzikor, në profesionin e saj të parë si prezantuese ende nuk na ka zbuluar diçka konkrete.

Para disa netësh, të ftuara në emisionin “Ëndërrtjerrësit” motrat Vjollca më në fund  u rikthyen sërish për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet. 

Marina dhe Luana rrëfyen eksperiencën e tyre bashkë në skenë. Në shumicën prej emisioneve apo spektakleve në Top Channel ato ishin bashkë, edhe pse me karaktere të ndryshme. Mes motrash mund të ndodhë që të ketë zënka të vogla, jashtë marrëdhënies së punës. Por si e përballonin situatën ato të dyja kur do iu duhej që mos ta transmetonin në skenë këtë gjë? Këto dhe shumë të tjera dy bukuroshet na i zbuluan në intervistën e tyre për ‘Ëndërrtjerrësit’.