Celebrities Showbiz

Motra dhe kolege, Marina dhe Luana Vjollca rrëfejnë eksperiencën e tyre së bashku në ekran!

Motrat Vjollca prej më shumë se një dekade tanimë janë shumë të pëlqyera dhe kanë krijuar ndjekësit e tyre besnikë. Karriera e dy bukurosheve nisi në Top Channel si velina të “Fiks Fare” kur ishin vajza shumë të vogla me ëndrra të mëdha e tani sot dy motrat janë figura shumë të rëndësishme të televizionit.

Ishte Marina e para ajo që u largua nga televizioni ku nisi karrierën e saj e më pas Luana, por gjithsesi dy vajzat vazhduan të tregojnë mirënjohjen e tyre për vendin ku ‘u rritën’. E më në fund Luana dhe Marina u rikthehen sërish për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Marina dhe Luana rrëfyen eksperiencën e tyre bashkë në skenë. Në shumicën prej emisioneve apo spektakleve në Top Channel ato ishin bashkë, edhe pse me karaktere të ndryshme. Lidhur me natyrat e tyre kaq të ndryshme, Luana u shpreh:

Unë çapkëne dhe Marina vajza më e mirë në botë, panë që kimia ishte fantastike, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se ne bashkë kemi bërë çdo gjë.

Nga ana tjetër, Marina u shpreh:

Me Luanën kemi qenë në çerdhe, kopsht, universitet bashkë. Ne aty në “E Diell” ishim dy prezantuese që kishim dy prezantuese me dy skuadra. Patëm një periudhë pak vjeçare shumë të vrullshme.

Mes motrash mund të ndodhë që të ketë zënka të vogla, jashtë marrëdhënies së punës. Por si e përballonin situatën ato të dyja kur do iu duhej që mos ta transmetonin në skenë këtë gjë?

Marina: Ndodh që të ziheshim ndonjëherë mes motrash, jo zënka të mëdha, por për gjëra të vogla. Merrnim skaletën që na duhej të përgatisnim dhe e bënim seriozisht fare, uleshim ta mësonim, po prap shumë seriozisht (qesh).

Luana: Sa ndizeshin kamerat ne ‘luanim’ rolin e të dashurave, pastaj kur fikeshin rrinim prap me nerva (qesh).

Nëse ju kujtohet, në hyrjen e “Top Fest”, Marina u shfaq duke i dhënë motorit, ku të gjithë mbetën gojëhapur nga kjo anë tjetër e Marinës që jo çdokush e njihte. Madje duke përfshirë këtu edhe mamanë e saj. Vetë Marina tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se kur pamjet janë shfaqur në ekranin e madh të “Top Fest” mamaja e saj ka mbetur e shokuar duke e parë me shumë frikë, ndërsa ishte mbi motor. Moderatorja tregoi se nuk e ka mësuar nga shoqëria por nga një instruktor se si t’i jepte motorit.