Health & Beauty Lifestyle

‘Lufton’ obezitetin, përtypni sa më shumë çamçakëz teksa jeni duke u stërvitur!

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes rrit pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur shpejton pulsin e zemrës dhe kjo inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Gjatë një ecje 15-minutëshe kur njëkohësisht përtypnin çamçakëz, pjesëmarrësit e studimit ecnin dhe kishin vënë se pulsi i zemrës ishte trefish më i lartë sesa kur nuk përtypin. Shkencëtarët thonë se kombinimi i këtyre dyjave, pra i ushtrimeve fizike dhe përtypjes së çamçakëzit mund t’ë ndihmojë njerëzit të luftojnë obezitetin. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se përtypja e çamçakëzit rrit pulsin e zemrës, por ky është hulumtimi i parë që është kryer gjatë një aktiviteti fizik.

Dr.Sara Mesilhy, një gastroenterologe dhe bashkëpunëtore e Probiotic Review Girl, shpjegon pse gëlltitja e rregullt e çamçakëzit mund të jetë e rrezikshme dhe në disa raste kërkon një vizitë në spital. Kur gëlltisni çamçakëz, ai hyn në stomakun tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër. Megjithatë, për shkak se stomaku nuk është krijuar për të prishur bazën e çamçakëzit, mund të duhet më shumë kohë që çamçakëzi të përpunohet.