Celebrities Music Showbiz

Luiz Ejlli zbulon një pjesë nga kënga e tij e re në ”Fiks Fare”!

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”.

E përpos të gjitha angazhimeve të tij, artisti ka filluar përgatitjet për të sjellë këngën e tij të re. Këtë e bëri vetë me dije kur ishte i ftuar në ”Fiks Fare”.

Madje, ’padashur’ u zbuluar dhe një pjesëz nga ky projekt. Siç bëri me dije Luizi, kënga do të fillojë xhirimet me datë 19 Korrik dhe shumë shpejt do të piblikohet.

Nga pak sekonda kuptuam se kënga është sërish një baladë, nga ato që i shkojnë shumë përshtat atij. Mesa duket Luizi do të na prekë edhe njëherë tjetër telat e zemrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)