Celebrities Gossip Showbiz

Luizi nuk është mashkulli që Kiara kërkon: “Është turp…”

Situata e të martës mbrëma në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.

Situata e krijuar nga gënjeshtra e Luizit sigurisht që nuk mbeti pa u komentuar nga banorët. Luizi këto ditë ka pasur përplasje pothuajse me të gjithë, teksa edhe raporti i tij me Kiarën është ftohur. Ndërkohë, pikërisht ditën e sotme Kiara i ka folur mjaft ashpër Luizit.

Është turp të të thotë një vajzë 10 vite më e vogël se ty, të të thotë gjithë kohës çfarë duhet të bësh, çfarë jo. Unë atë person që kam në krah dua të mësoj prej atij, jo ta mësoj unë. Kam dhe unë nevojë të mësoj gjëra se jam 27 vjeç. Kur nuk je bërë 37 vite, nuk bëhesh më ti. Vetëm nëse pëson ndonjë mrekulli të botës që ti të ndryshosh.