Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Margot Robbie do të luajë filmin biografik të Kylie Minogue?!

Sapo ka luajtur personazhin kryesor në filmin “Barbie”, por roli i radhës i Margot Robbie nuk mund të jetë askush tjetër përveç Kylie Minogue. Në një intervistë të re për E!News, ylli i pop-it zbuloi se do të donte që Robbie ta luante atë në një film biografik të ardhshëm për jetën dhe karrierën e saj. “Margot Robbie – në ëndrrat e mia”, tha 55-vjeçarja, teksa vuri në dukje se si ajo, ashtu edhe ylli 33-vjeçar i “Barbie” janë nga Australia.

“Ajo do të kishte theksin australian, kjo është e sigurt”,-tha këngëtarja. Karriera e yllit të “Padam Padam” mund të jetë një biografi e shkëlqyer, pasi ajo ka punuar në muzikë, televizion dhe film që nga mesi i viteve 1980. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se më shumë se një javë pas publikimit të filmit ‘Barbie’, rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin.

Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja. Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.” Filmi “Barbie” ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë. Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë” u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.