Celebrities Gossip Showbiz

Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë vogëlushja Aurelia Chan!

Së fundmi Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur themeluesi i Meta-s në rrjetin e tij social Instagram. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë që ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg. Në dixhiturën e fotos Mark shkruan:

Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)


Mark shihet në foto duke qëndruar pranë foshnjës dhe duke i dhënë një buzëqeshje. Në imazhin tjetër, Zuckerberg publikoi një imazh të bashkëshortes teksa mbante në krah vogëlushe. Dyshja tashmë kanë vajzat Maxima, 7-vjeçe dhe August, 5-vjeçe. Rikujtojmë se Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003.

Ata filluan të takoheshin që nga aty dhe u martuan 9 vjet më vonë në 2012, vetëm një ditë pasi Facebook u bë publik dhe mbajtën një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre. Ndërkaq, Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 10,000 vende pune. Kjo vjen disa muaj pasi gjigandi i teknologjisë pushoi nga puna 11,000 punonjës në nëntor 2022 . Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet do të ishin “të vështira” dhe ishin pjesë e një “viti të efikasitetit”.