Health & Beauty Lifestyle

Martesa juaj është në krizë?! Ndoshta ‘fajin’ për këtë e ka menopauza!

Një sondazh i fundit ka zbuluar se menopauza është një nga shumë faktorët se pse disa martesa përfundojnë në divorc. 8 nga 10 gra, që kanë përjetuar vështirësi në martesë, u shprehën se simptomat e paramenopauzës ose menopauzës rëndojnë jetën e tyre familjare. Menopauza mund të fillojë disa muaj ose vite përpara menstruacioneve të fundit dhe mund të zgjasë deri në katër vjet pas tyre.

Simptomat fizike të menopauzës përfshijnë të nxehtin, vështirësi në gjumë dhe djersitje gjatë natës, ndërsa simptomat mendore përfshijnë humor të keq dhe ankth, dëshirë seksuale të ulët dhe vështirësi në përqendrim. Sondazhi me 1000 gra zbuloi se 70% prej tyre fajësuan menopauzën për divorcin ose problemet e tyre martesore.

Vetëm një e treta e grave të anketuara thanë se u ishte ofruar trajtim ose terapi zëvendësuese hormonale (HRT) për të lehtësuar simptomat e tyre. Shumica menduan se marrja e mbështetjes ose trajtimit mund ta kishte shpëtuar potencialisht martesën e tyre.

Dr.Louise Newson, një mjeke e përgjithshme që drejton ‘Newson Health’, tha në një deklaratë se:

Ndërsa simptomat fizike të menopauzës janë të njohura dhe diskutohen shpesh, ndikimi i shëndetit mendor shpesh injorohet dhe mund të jetë katastrofik për shumë gra, duke sjellë një sëmundje më të thellë, efekt negativ në punë, probleme në marrëdhënie dhe financa. Misioni ynë është të përmirësojmë rezultatet shëndetësore për gratë në menopauzë përmes edukimit dhe kërkimit të mëtejshëm.

Ndërkaq, për ato gra që nuk e dinë postmenopauza është termi që përshkruan kohën pas kalimit të menopauzës. Kur jeni në postmenopauzë, cikli juaj menstrual ka ndaluar për më shumë se 12 muaj rresht. Në këtë fazë të jetës, vitet e riprodhimit kanë përfunduar dhe nuk jeni më në ovulacion. Simptomat e menopauzës që keni përjetuar, mund të bëhen më të buta ose të zhduken plotësisht.