Bota

Mbani breshka në shtëpi?! Nëse po kemi një lajmërim të rëndësishëm për ju!

Një shpërthim i salmonelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve t’i kërkojë popullatës të mos përqafojë apo puthë breshkat e tyre. Ky shpërthim ka prekur 26 persona në 11 shtete të vendit dhe autoritetet e shëndetit publik në SHBA kanë njoftuar tashmë se po hetojnë, ndërsa shitja e breshkave është ndaluar në nivel kombëtar.

Deri më tani, asnjë person nuk ka vdekur, por të paktën 26 persona janë prekur, me 9 prej tyre të shtruar në spital. Çdo breshkë mund të bartë mikrobet e salmonelës, por kjo është më e zakonshme te breshkat e vogla me guaskë më pak se 10 cm, të cilat janë një burim i njohur sëmundjesh, veçanërisht tek fëmijët.

Salmoneloza mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme tek njerëzit e prekur nga ethet, diarre dhe problemeve në stomak. Simptomat mund të fillojnë diku nga gjashtë orë deri në gjashtë ditë pas gëlltitjes së baktereve dhe shumica e njerëzve janë në gjendje të shërohen pa trajtim brenda javës, por disa, veçanërisht fëmijët nën 5 vjeç ose të rriturit mbi moshën 65 vjeç, mund të kërkojnë kujdes mjekësor ose shtrim në spital.

CDC këshillon blerjen e breshkave me guaska më të mëdha se 10 cm dhe që këto të blihen nga dyqane të besueshme. Pas prekjes ose ushqyerjes së kafshës, është shumë e rëndësishme të lajmë duart.