Celebrities Gossip Showbiz

“Më duket sikur ai ka prekur fundin…/Kim Kardashian e surprizuar çdo ditë nga sjelljet e çuditshme të Kanye West!

Ylli televiziv Kim Kardashian ka shprehur së fundmi trishtimin dhe zhgënjimin e saj të madh për ndryshimet drastike që i kanë ndodhur ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Në një video të shkurtër të publikuar për një episod të ardhshëm të reality show-t “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS flet me motrën e saj, Khloe. Kur Khloe e pyeti nëse ishte mirë, Kim u përlot dhe tha:

Unë thjesht nuk mundem. Ai është shumë i ndryshëm nga personi me të cilin u martova. E kam dashur dhe e mbaj mend. Do të bëja gjithçka për ta rikthyer atë fytyrë. Është ndjenja më e vështirë të shohësh dikë që e ke dashur vërtet dhe të kesh një familje me të, të jetë kaq i ndryshëm nga personi që ke njohur. Ndonjëherë më duket sikur ai ka prekur fundin…I thoja vetes ‘jepi mundësi tjetër.’ Por tani nuk e kam më atë energji.

Çifti finalizoi divorcin e tyre në mars 2022 pas gjashtë vitesh martesë. Ish-dyshja e njohur nisën të dilnin bashkë në vitin 2011 dhe mirëpritën vajzën e tyre të parë, North në qershor 2013. Më pas ata u martuan në vitin 2014 dhe zgjeruan familjen e tyre dhe u bënë me tre fëmijë të tjerë.

Rikujtojmë, se në një episod të fundit të ‘Keeping up with the Kardashians’, ylli televiziv Kim hapi zemrën teksa po fliste me nënën e saj. Mesa duket, ka shumë situata shqetësuese që po ndodhin ende me ish-partnerin e saj Kanye West që do të krijonin një skandal të madh nëse pjesa tjetër e botës do të dinte për to. Edhe pse reperi duket se po shkon mirë për sa i përket jetës së tij sentimentale dhe pasurisë, Kim la të kuptohej se problemet e tij personale janë intensifikuar.