Tech

Me fuqi sa 5 milionë laptopë, ju njohim me superkompjuterin ExaFLOPS!

Superkompjuteri i parë evropian, i aftë për të kryer më shumë se një kuintilion operacione kompjuterike në sekondë, do të ndërtohet në një qendër kërkimore në Gjermani. Siç raporton “Julich Research Center” që gjendet në afërsi të Kolnit, fuqia llogaritëse e këtij superkompjuteri do të jetë më e madhe se pesë milionë laptopë.

I quajtur ExaFLOPS, superkompjuteri do të ketë edhe një emër tjetër, Jupiter, që do të krijohet nga kompania IBM. Qëllimi i kompjuterit është të kryejë përllogaritje shkencore sa i përket ndryshimeve klimatike, si të luftohet një pandemi apo të sigurohet energjia e ripërtërishme.

Kostoja e ndërtimit të superkompjuterit është rreth 500 milionë euro. Gjysma e kësaj shume do të vijë nga Iniciativa Evropiane e Superkompjuterëve EuroHPC, ndërsa gjysma tjetër do të sigurohet nga ministritë e qeverisë gjermane. Jupiteri është projektuar si një superkompjuter “i gjelbër” që do të vë në funksion energjia e ripërtërishme. Jupiteri do të instalohet plotësisht gjatë vitit të ardhshëm.

Sjellim në vëmendje se Barcelona me superkompjuterin e ri Mare Nostrum 5, instalimi i të cilit pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të rikthehet si lider në hartën evropiane të superkompjuterëve. Mare Nostrum 5 do të jetë 15 deri në 20 herë më i fuqishëm sesa versioni i tanishëm Mare Nostrum 4, që është super kompjuteri i dytë më i fuqishëm në Evropë dhe i 13 në botë, ku është 10 mijë herë më i shpejtë sesa gjenerata e parë e këtij kompjuteri të prodhuar në vitin 2004, që asokohe konsiderohej si më i fuqishmi në Evropë.