Celebrities Gossip Showbiz

‘Më i lumtur se kurrë, uroj që secili të marrë nga jeta atë që e meriton!” Fisnik Syla deklaron ndarjen dhe hedh një thumb për Fjollën!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Mirëpo, e paharruar do të mbetet dhe martesa e tyre në Maldives që padyshim ishte shumë luksoze dhe i mahniti të gjithë edhe pse vëmendja ishte te ngjarja që ndodhi me skandalin e trafikimit të armëve. E pas kaq shumë kohësh që kanë qenë mjaft të përfolur në media, duket se dyshja i ka dhënë fund me të vërtetë lidhjes mes tyre.

Pak orë më parë me anë të një Instastory, Fisniku deklaroi ndarjen dhe teksa ka hedhur një ‘thumb’ për të na ka lënë të kuptojmë se mes tyre gjërat nuk janë ndarë në mënyrë paqësore.

Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj, do t’ju përgjigjem: ‘single’ dhe ‘free’ si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të marrë nga jeta atë që meriton!

Para pak javësh, plasi skandali, ku pronari i agjencisë turistike me të cilën kanë udhëtuar Fjolla dhe Fisniku për martesën e tyre është shprehur se në momentin që duhet të paguante, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, që është i falsifikuar. Ai u shpreh se Syla nuk ka paguar borxhin ndaj agjencisë, pasi ka paguar vetëm 3 mijë euro nga 21 mijë në total.

Fjolla ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke u shprehur se do ta zgjidhë këtë çështje me avokati dhe se nuk ka qenë në dijeni për marrëveshjen e Fisnik Sylës me agjencinë.

Pas reagimit të Fjollës, menjëherë ka reaguar me një deklaratë dhe Fisniku, i cili e mohoi në mënyrë kategorike dhe u shpreh se gjithçka ka thënë pronari i agjencisë është një gënjeshtër.

Këngëtarja nuk ishte rrëfyer më parë në një intervistë rreth kësaj ndodhie dhe eksperiencës që kaloi gjatë atyre ditëve në burg, madje në rrjete sociale na ‘tregoi’ se ishte shumë e lumtur. Mirëpo, si gjithmonë jo çdo gjë që shohim në botën ‘online’ është e vërtetë, andaj në një intervistë të bërë së fundmi, Fjolla ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi.