Bota

Me ju nuset e ka, Papa Françesku: “Jini të sjellshme me vjehrrën…”!

Fjala vjehërr pothuajse është sinonimi i një personi që merret me thashetheme dhe që ndërhyn në jetën e çiftit. Së fundmi, Papa Françesku ka kërkuar që të përmbyset ky konceptim dhe ka bërë një thirrje se harmonia familjare varet edhe nga marrëdhënia me vjehrrën.

Nuk po them se e shohim si djall, por ajo paraqitet gjithmonë në mënyrë poshtëruese. Por vjehrra është nëna e burrit tënd dhe nëna e gruas tënde.

Po kështu, Papa Françesku u bëri thirrje nuseve që të kujdesen për marrëdhëniet e tyre me vjehrrat.

Ato kanë lindur bashkëshortin tënd. Të paktën bëjini të lumtur.

Papa këshilloi edhe vetë vjehrrat.

Unë ju them, kini kujdes se si shpreheni. Ne i themi vetes ‘sa më larg të jetë vjehrra, aq më mirë’. Por jo, ajo është nënë, ajo është një person i moshuar. Një nga gjërat më të bukura për një grua është të ketë nipër e mbesa. Kur fëmijët e saj kanë fëmijë, kjo e sjell atë përsëri në jetë.

Para disa kohëve, Papa Françesku erdhi me një thirrje të veçantë. Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Kreu i Kishës Katolike shprehu se:

Prindërit që shohin orientim seksual ndryshe tek fëmijët e tyre dhe si të përballen me një fenomen të tillë, duhet t’i shoqërojnë fëmijët dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues.