Sport

“Më kafshoi pak…” Një incident i pazakontë ndodhi në ndeshjen Francë-Gjermani!

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Francë-Gjermani mbrëmjen e djeshme, me protagonist kryesor Paul Pogba. Teksa lojtari francez po lëvizte në fushën e blertë, një ngjarje e çuditshme ndodhi!

Lojtari gjerman, Antonio Rüdiger i hodhi krahët rreth gjoksit dhe dukej se në një moment po e kafshonte në shpatull. Pas ndeshjes, Pogba tregoi për mediast se çfarë kishte ndodhur duke u shprehur me Rüdiger njihet prej kohësh. Mesfushori francez tha se:

Ai më kafshoi pak. Por ne njihemi prej kohësh. Unë i thashë arbitrit dhe ai merr vendime. Unë nuk doja që ai të pezullohej për shkak të një situate të tillë.

Rikujtojmë se, Franca mposhti me rezultatin minimal 1-0 Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit F dhe konfirmohet pretendentja kryesore për të triumfuar në Euro 2020.

Gjithashtu, Paul Pogba u vu në qendër të vëmendjes së fundmi me gjestin e tij, të ngjashëm me atë të Cristano Ronaldos një ditë më parë.