Celebrities Gossip Sport

Me miliona ndjekës të rremë ama fiton para prej tyre, ky është Cristiano Ronaldo!

Ndjekësit e rremë janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë, por bëjnë të duket se një personazh publik ka shumë influencë. Cristiano Ronaldo ia kalon kolegëve të tij si Messi dhe Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 400 milionë ndjekësish në Instagram. Kërkimi u bë nga rrjeti i zbulimit të kredibilitetit ‘grin.co’ për të zbuluar numrin e ndjekësve të rremë për çdo futbollist.

Ronaldo renditet i pari me 92.46 milionë ndjekës të rremë, që sipas ekspertëve përbëjnë 23% të numrit total. Nga totali i tij prej gati 2 milionë dollarë për çdo postim, më shumë se një e katërta vijnë nga ndjekësit e rremë. Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milion ndjekës në Instagram. Ndjekësit e superyllit të Manchester United janë rritur me gati dyfish që nga shtatori 2021, kur ai kishte 237 milion.

Pavarësisht se ka ndjekur vetëm 500 persona, Ronaldo ka mesatarisht 10 milion pëlqime për secilin prej postimeve të tij. E famshmja Kylie Jenner është e dyta në listën e njerëzve më të ndjekur në Instagram me 308 milionë dhe ajo ndiqet nga afër nga rivali prej kohësh i Ronaldos, Lionel Messi, i cili ka 306 milion.

Çdo ditë gjithçka ndryshon. Rikujtojmë se pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ish-banorët vazhdojnë akoma të jenë në qendër të vëmendjes. Prandaj çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From  Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë mjaft e bukur dhe mjaft interesante. Personazhet si ata shqiptarë por edhe ata të huaj gjithashtu janë në vëmendjen e të gjithë fansave dhe të ndjekësve të tyre për shkak të veprimeve të tyre.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim në këtë link me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve.