Celebrities Gossip Showbiz

Me ne fund u zbulua, ja kur do të publikohet “Kaje” nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Teksa vetëm pak ditë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artistin RZON, ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre. E më në fund artistët kanë zbuluar se kur do të publikohet  kënga e re dhe është më shpejtë se sa e mendoni, pikërisht nesër në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Dafina ka postuar një video të këngëtarit Alban Skënderaj dhe ndjekësit mendojnë se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor këtë verë, pasi dimrin që lamë pas ata publikua bashkëpunimin e tyre të parë që pati shumë sukses.